KF Arbëria ka zyrtarizuar transferimin më të ri të afatit kalimtar të janarit, ai është futbillisti Andi Seferi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi, përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.
Seferi është 19 vjeçar dhe luan pozitën e mesfushorit, ai ishte pjesë e grupmoshave të reja tek Borussia Monchengladbach. 19 vjeçari ishte angazhuar për skuadrën FC Wegberg-Beeck, dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës FC Union Schafhausen.
Seferi gjithashtu angazhohet edhe tek Kombëtarja e Kosovës U-21.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të KF Arbërisë në rrjetin social, Facebook./arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...