Është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për grupmoshat U-21, ku do të marrë pjesë edhe Kombëtarja kosovare.
Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për Kombëtaret U21, ku Kosova u vendos në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.
Ndërkohë, në orët e pasdites janë caktuar edhe terminet e ndeshjeve të këtij grupi. Kosova U21 në muajin mars nuk do të ketë ndeshje kualifikuese, derisa duelin e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese do ta ketë kundër Andorrës në qershor, teksa në shtator do të jetë mysafire e Anglisë.
Orari i ndeshjeve të Kombëtares U21
8 qershor, 2021 Kosova – Andorra
7 shtator, 2021 Anglia – Kosova
7 tetor, 2021 Kosova – Republika e Çekisë
12 tetor, 2021 Republika e Çekisë – Kosova
16 nëntor, 2021 Kosova – Shqipëria
25 mars, 2022 Kosova – Sllovenia
29 mars, 2022 Sllovenia – Kosova
4 qershor, 2022 Andorra – Kosova
10 qershor, 2022 Kosova – Anglia
14 qershor, 2022 Shqipëria – Kosova
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...