Google ADS

SHBA, 6 të vdekur dhe 10 të lënduar nga rrjedhja kimike në një uzinë në Atlanta

20:37 | 28 Janar 2021
Arbresh.info

SHBA, 6 të vdekur dhe 10 të lënduar nga rrjedhja kimike në një uzinë në qytetin Atlanta.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga një rrjedhje kimike në një uzinë në qytetin Atlanta të SHBA-së, shkruan AA.

Sipas mediave amerikane, një rrjedhje e azotit të lëngshëm ndodhi në mëngjes në një uzinë për përpunimin e ushqimit në veri të Atlantas në Georgia.

Pas rrjedhjes, të paktën 130 persona në objekt janë evakuuar.

Sipas të dhënave të para, gjashtë persona kanë humbur jetën, kurse dhjetë të tjerë janë lënduar.

Autoritetet njoftuan se të lënduarit janë shtruar në spital, ndërkohë që tre persona janë në gjendje të rëndë.

Hetimi në lidhje me incidentin është duke vazhduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme