Një person ka mbetur pa shenja jete në Liban pas përplasjes së protestuesve me policinë.
Protesta të dhunshme u zhvilluan pas njoftimit për një izolim të radhës kundër koronavirusit, shkruan AFP, transmeton arbresh.info
Omar Tayba u godit nga një plumb, të mërkurën vonë, në të tretën ditë të protestave të dhunshme në Tripol, tha vëllai i të ndjerit. “Vëllai im ishte duke i përcjell protestat nga afër kur u plagos,” vazhdoi ai. Ai ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin ku ishte shtruar.
29 vjeçari, i punësuar në një furrë, u bë viktima e parë e shënuar nga protestat e dhunshme.
Shumë qytetarë kanë mbetur pa asnjë të ardhur pas njoftimit për izolim të vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ky izolim do të vazhdoj nga dy javë deri në 8 shkurt./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?