Kosova do të përballet me Lituaninë në një ndeshje miqësore, para se ta nisë fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet, në mars – njofton shtëpia e futbollit e Kosovës.
Kombëtarja verdhekaltër do ta mirëpresë kombëtaren e shtetit baltik më 24 mars në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
FFK-ja njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Lituanisë për këtë takim miqësor, i cili do të jetë i pari për dardanët në vitin 2021.
“Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruhet në uebsajtin e FFK-së.
Kjo do të jetë një mundësi për trajnerin e Bernard Challandes për ta parë si në cfarë gjendje është ekipi kombëtar i Kosovës në prag të fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.
Sepse vetëm katër ditë më vonë, më 28 mars, Kosova e pret Suedinë në ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin B, para se të përballet me Spanjën tri ditë më vonë në udhëtim.
Kosova është pjesë e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës Katari 2022, bashkë me Spanjën, Greqinë, Suedinë dhe Gjeorgjinë.
Ky do të jetë hera e dytë që Kosova merr pjesë në kualifikime për Kupën e Botës në historinë e saj, që prej se u pranuar në FIFA dhe UEFA më 2016, pas asaj për Botërorin e 2018-s. /Gazeta Express/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...