800 kilogramë duhan janë sekuestruar në Kukës.
E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë të Malësisë së Madhe u arrestua në aksin rrugor Kukës-Morinë duke drejtuar furgonin me duhanintë ngarkuar por pa faturë shoqërimi.
Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 800 kg duhan. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.
Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...