Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e djeshme, e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për blerjen e vaksinës kundër SARS-Cov-2.
Me vendim të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë detyrim ta zbatojë procedurën për blerjen e 200 mijë dozave të vaksinës së paaktivizuar kundër COVID-19.
“Bëhet fjalë për blerje të sasive shtesë përveç atyre të mekanizmit KOVAKS prej 833,000 doza vaksinash për të cilat Ministria e Shëndetësisë pagoi paradhënie dhe siguroi garancinë financiare, duke përmbushur kështu detyrimet financiare që rrjedhin nga kontrata. Sipas njoftimeve nga mekanizmi KOVAKS, sasitë e para të këtij prokurimi pritet të dorëzohen në gjysmën e parë të shkurtit”, thonë nga Qeveria.
Ata gjithashtu thonë se nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë janë në fazë përfundimtare me prodhuesin “Pfizer”, për blerjen e edhe 800 mijë vaksinave./Telegrafi/
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...