Moti në Maqedoninë e Veriut

08:31 | 28 Janar 2021
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm. Në mëngjes do të ketë kushte për reshje të borës, ndërsa gjatë ditës do të ketë diell, por do të jetë ftohtë. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 0 deri 10 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me diell, por i ftohtë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme