Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë ka hapur ofertë për një punë mjaft interesante.
Gjegjësisht, faqja zyrtare e The Royal Household po kërkon një person i cili do të mbajë llogarinë zyrtare të Pallatit Buckingham në Instagram, transmeton portali arbresh.info
Konkursi është i hapur deri më 7 Shkurt, dhe personi që do të postojë foto në Instagram në emër të Mbretëreshës Elizabeth, do të ketë një pagë rreth 32,000 euro në vit, plus bonuse që do të jenë të mundshme për të fituar.
Ajo që kërkohet nga kandidati është “një sy i mirë për detaje, kreativitet, shkrim-lexim dixhital, dhe një diplomë universitare është gjithashtu e dëshirueshme”, thuhet në reklamë.
“Asnjë ditë nuk do të jetë e njejtë. Ju do të keni mundësinë të përparoni në karrierën tuaj dhe të lini gjurmë në zemrën e këtij institucioni të famshëm”, thuhet tutje në reklamë./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...