Google ADS

Ambasada e SHBA: Shqipëria, një nga vendet e rralla në Europë që arriti të shpëtonte hebrenjtë

21:05 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përkujtuar këtë të mërkurë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, ku ka veçuar historitë e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një postim në “Facebook”, ambasada thekson se Shqipëria është një nga vendet e rralla europiane me shumicë myslimane ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë.

“?? | “Nuk ka asnjë gjurmë të asnjë lloj diskriminimi kundër hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla sot në Europë ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tre besime”. Herman Bernstein, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, 1934.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe ne do ta përkujtojmë duke kujtuar historitë e familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë, ende sot, histori të fuqishme të mirësisë njerëzore dhe një dëshmi e vërtetë të traditës unike shqiptare të besës. Shqipëria, i vetmi vend europian me shumicë myslimane, ia doli aty ku kombet e tjera europiane dështuan: pothuajse të gjithë hebrenjtë që jetonin brenda kufijve shqiptarë gjatë pushtimit gjerman, si ata me origjinë shqiptare ashtu edhe refugjatë, u shpëtuan dhe, në mënyrë mbresëlënëse, në Shqipëri kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa përpara saj”, thuhet në mesazhin e shpërndarë.

?? | “Nuk ka asnjë gjurmë të asnjë lloj diskriminimi kundër hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Wednesday, January 27, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme