Nesër votojnë prokurorët/ Do përzgjidhen dy anëtarët e KLP

18:35 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Nesër do të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në KLP.

Prokurorët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur dy anëtarë të KLP, vende të mbetura bosh prej muajsh pas shkarkimit të ish anëtarëve Besnik Cani dhe Arben Dollapaj.

Kandidatët për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë si më poshtë:

• Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
• Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
• Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
• Z. Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
• Znj. Elona Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

KLP vazhdon të jetë me nëntë anëtarë prej muajit mars./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme