Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, ku janë dakorduar për t’i mbështetur në kërkesat e tyre që i kanë pasur për shkak të humbjeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
Abrashi tha se nesër do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve.
“Anëtarët e kësaj shoqate kanë pësuar humbje të mëdha shkaku i pandemisë, pastaj edhe për shkak të vendimeve të qeverisë për masat anti-covid, e kjo ka ndikuar në humbje të tyre. Në kuadër të mundësive buxhetore që kemi pasur i kemi bërë disa lirime vitin e kaluar, duke i ndihmuar këta operator t’i ruajnë vendet e punës”, tha Abrashi.
Ai bëri të ditur se pas diskutimeve që kanë pasur edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, kanë hartuar një kornizë që parasheh një formë të kompensimit.
“Kjo kornizë parasheh që këto kompani të ndihmohen në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike në kuadër të kilometrave që i bëjnë. Nesër do të kemi një marrëveshje të parimeve, kurse të hënën dorëzojmë planin detal në kryeministri dhe ministri të Financave. Mendoj se është një ditë e mirë për mbi 400 kompani, rreth 6 mijë punëtorë, që do të mbështetën duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.
Vitin e kaluar me vendim të ministrit Abrashi të gjithë transportuesit rrugor të udhëtarëve janë liruar nga rendet e udhëtimit për 3 vite, duke i ndihmuar për t’i ruajtur vendet e punës./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...