Google ADS

Vetëvendosje dorëzon ankesën në Supreme, tregon pse kandidatët e saj nuk mund të mbesin jashtë listës për deputetë

16:10 | 27 Janar 2021
L G

Një ditë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) refuzoi mori vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Vetëvendosjes për vendimin e KQZ-së për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, duke lënë kështu jashtë listës për deputetë pesë kandidatë të VV-së, kjo e fundit sot i është drejtuar Gjykatës Supreme.

Përfaqësues ligjor të Lëvizjes Vetëvendosje sot rreth orës 15:00 kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën rreth vendimit të PZAP-së.
Përfaqësuesi dhe zyrtari ligjor i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu pas dorëzimit të ankesës në një konferencë për media ka bërë të ditur faktet mbi të cilat kjo lëvizje ka ndërtuar ankesën e saj në gjykatë.

“Sot Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së lidhur me mos certifikimin e pesë kandidatëve të VV-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ne e kemi kundërshtuar vendimin e PZAP-së lidhur me atë që një normë ligjore e vë si kriter kushtetues. Pra PZAP deklaron pa asnjë bazë kushtetuese se neni 29 paragrafi 1 pika q, është normë kushtetuese. Ju e dini që amendamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës dhe as Gjykata Kushtetuese dhe as PZAP nuk mund të vë si normë kushtetuese një kriter ligjor, pasi që amendamentimi bëhet vetëm prej Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe mbi bazën e kësaj, ne e kemi kundërshtuar një gjë të tillë”, u shpreh Sallahu, shkruan arbresh.info.

PZAP, sipas tij, në kundërshtim me edhe me praktikat edhe me doktrinat juridike, ka cilësuar se lek specialist është ligji i zgjedhjeve.

“Ne kemi theksuar se Kodi Penal, sidomos Kodi Penal i kohës neni 440 paragrafi 4 thekson shumë çart se dispozita e Kodit Penal lidhur me veprat dhe ndëshkimet, i mbivendos çdo neni, çdo ligji dhe akti nënligjor tjetër. Pra mbi bazën e kësaj, Kodi Penal mbi të cilin janë dënuar, janë shqiptuar dënime alternative ndaj kandidatëve tanë për deputetë, nuk prodhon asnjë pasojë juridike dhe mbi bazën e kësaj, në konsiderojmë që deputetët tanë do të certifikohen nga Gjykata Supreme”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje beson se Gjykata Supreme do të vendos në favor të tyre.

Përveç VV-së në Gjykatë Supreme ka dorëzuar ankesë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndryshe, të martën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Vetëvendosjes për vendimin e KQZ-së për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Kështu sipas vendimit të PZAK-së, kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurtin, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi do të mbesin jashtë listës për deputet.

Po ashtu PZAP ka marrë vendim që këta deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të zëvendësohen me kolegët e tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme