Google ADS

Short i mirë për Shkëndijen në Champions League

15:41 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Skuadra shqiptare Shkëndija U-19 nga Tetova, është me fat në shortin për të rinjtë në Champions League.

Është një lajm i mirë nga Nyoni i Zvicrës, ku sot u hodh shorti për raundin e parë të UEFA Champions League Youth në futboll.

Shkëndija U-19 ndeshet me Gabala-n nga Azerbajxhani.

Duke marrë parasysh se do të luhet vetëm një ndeshje, më 2-3 mars dhe të rinjtë nga Tetova do të luajnë atë si nikoqir, është një mundësi që të kualifikohen më tej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme