Futbollistët e Manchester City morën kryesimin në renditjen e Premier League me një fitore 0-5 në udhëtim te West Bromwich Albion.
Një situatë mahnitëse u pa me golin e dytë. Një top i gjatë u dërgua te Bernardo Silva, i cili arriti ta qetësonte atë dhe pas disa sekondash të hynte në zonën e penalltisë. Në atë moment, gjyqtari anësor Sian Massey ngriti flamurin. Silva nuk e pa atë, por ishin lojtarët e West Brom ata që ndaluan së luajturi. Lojtari i City shfrytëzoi situatën, pasoi te Joao Cancelo, i cili vendosi një goditje nga skaji i zonës së penalltisë dhe shënoi gol, përcjell Korneri.net
Gjyqtari kryesor vendosi për pozicion jashtë loje, mirëpo vendimin e mori VAR-i për të kontrolluar këtë situatë. Për tronditje dhe mosbesim të lojtarëve të West Brom, goli u pranua sepse Silva nuk ishte në pozicion jashtë loje.
Në rrjetet sociale filloi një diskutim nëse goli duhet të njihej sepse gjyqtari ndikoi drejtpërdrejt në lojë me sinjalizimin e tij, pasi shumë lojtarë ndaluan të luanin. Rregullat thonë se loja nuk ndërpritet derisa gjyqtari të ndalojë lojën. Këtë herë gjyqtari kryesor nuk iu bind anësorit dhe vazhdoi lojën, dhe më pas e pranoi golin. /Arbresh.info/
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt