Kobe Bryant ende në zemrat e tifozëve, në një vjetorin e vdekjes i vendosën lule në vendin ku ndodhi aksidenti

12:00 | 27 Janar 2021
A. B.

Ka kaluar një vit që nga vdekja tragjike ikonës së basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën më 26 janar 2020 në një aksident me helikopter.

Humbja e tij shokoi botën e basketbollit, ndërsa dhimbja ishte akoma e madhe, duke qenë se bashkë me të vdiq edhe vajza Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë që ndodheshin në helikopter, transmeton portali arbresh.info

E dashamirësit e tyre së fundi vendosen lule, pikërisht në vendin e ngjarjes në Calabasas, Calif.

Kujtojmë se, Bryant ishte një prej emrave më të mëdhenj në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme