Reperi i njohur, Gold AG, është ndër më të dashurit për një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare.
Ai në rrjete sociale është mjaft aktiv, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
Gold AG tash e sa vite posedon nënshtetësi shqiptare, për çka edhe krenohet më së shumti.
E së fundi përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se e ka pajisur edhe djalin e tij me pasaportë shqiptare.
“Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”, kanë qenë fjalët e Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.
Theksojmë se ai dhe Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë, me 28 nëntor të vitit 2020. / arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...