BE “do të thotë biznes” kur vjen fjala për eksportin e vaksinave kundër koronavirusit, ka thënë Ursula von der Leyen, ndërsa blloku ka dyfishuar planet për monitorimin më të rreptë të eksporteve të vaksinave në vendet jashtë unionit, sikuse është Britania e Madhe.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Presidentja e Komisionit Europian tha se BE ka investuar miliarda dhe “kompanitë tani duhet të dorëzojnë” tani vaksinat në 27 vendet anëtare, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Dega ekzekutive e BE do të sjellë detaje të një regjistri të ri të transparencës deri në fund të javës për të detyruar kompanitë farmaceutike të njoftojnë komisionin për të gjitha eksportet e vaksinave.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, e përshkroi planin ndryshe si një “kufizim të eksportit” dhe një sistem leje për të siguruar që BE-ja të ruante të drejtën e vaksinave të prodhuara për territorin e saj.
“BE dhe të tjerët ndihmuan me para për të ndërtuar kapacitete kërkimore dhe pajisje prodhimi. Europa investoi miliarda për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave të para në botë Covid-19. Për të krijuar një të mirë të përbashkët globale. Dhe tani, kompanitë duhet të dorëzojën atë. Ata duhet të respektojnë detyrimet e tyre. Kjo është arsyeja pse ne do të krijojmë një mekanizëm të transparencës së eksportit të vaksinave. Evropa është e vendosur të kontribuojë. Por kjo do të thotë gjithashtu biznes “, tha Von der Leyen.
AstraZeneca ka shkaktuar debat, pasi gjatë javës së kaluar ka lajmëruar vendet e bllokut se do të kenë mungesë prej 60% të vaksinave gjatë tre mujorit të parë.
Zyrtarët e BE kanë informuar kompaninë se ajo duhet të respektojë detyrimet e saj kontraktuale për të furnizuar rreth 80 milion doza deri në fund të muajit mars./arbresh.info/
Rohde: Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro në vi...
Pamje nga aksidenti zingjiror në Fushë Kosovë ku mbetën të l...
Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Takim fantastik i Ramës, vo...
Në deponinë e mbeturinave Gjilan u asgjësuan 19750 kg peshk
Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion...
Aksident mes pesë veturave në rrugën Fushë Kosovë – Pr...