Së fundmi është raportuar se Lionel Messi është duke mësuar gjuhën frëngjisht dhe kësisoj janë rritur spekulimet për një kalim të tij të mundshëm në Paris Saint-Germain.
Messi akoma nuk ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Barcelonës dhe sigurisht që kjo do të thotë një gjë – largimi nga Barcelona është i mundshëm.
Një raportim nga El Mundo, ku thuhet se Barcelona është në borgje të mëdha ndaj bankave me mbi 240 milion paund të papaguara, të cilat duhet të paguhen deri në fund të qershorit, transmeton lajmi.net.
Ylli argjentinas, akoma nuk ka konfirmuar në qoftë se do të qëndrojë në Barcelonë apo do të largohet, kështu Canal+ ka raportuar se ai së bashku me familjen e tij tani janë duke mësuar gjuhën frëngjisht.
Lidhjet e tij me për një transferim të mundshëm në PSG janë rritur edhe më shumë gjatë javëve të fundit, pas emërimit të bashkatdhetarit të tij Mauricio Pochettino si menaxher.
Ndërkohë, drejtori sportiv i PSG Leonardo pranoi se ai “po ndjek nga afër” zhvillimet në situatën e Messit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...