Kur prindërit vendosin t’u blejnë fëmijëve një celular, praktikisht u kanë dorëzuar atyre një burim informacioni të pafundmë, të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, gjithmonë nëse nuk kontrollohet
Një vendim i tillë është i diskutueshëm pasi ende nuk është pranuar një moshë të gjithëpranuar për periudhën se kur fëmijët duhet të kenë telefonin e tyre personal.
Common Sense Media, një organizatë që promovon teknologjinë dhe median e sigurt për fëmijët, themeluar nga James Pearson Steyer, avokat i të drejtave civile, profesor dhe autor që bën vlerësime të ndryshme bazuar te mosha e fëmijëve, shkruan se nuk ka një moshë të duhur për t’u blerë fëmijëve një celular, por ka të tjerë faktorë të rëndësishëm.
Sommon Sense Media thekson se mosha nuk është aq e rëndësishme sa niveli i pjekurisë së fëmijës, aftësia për të ndjekur rregullat e shtëpisë dhe shkollës dhe ndjenja e përgjegjësisë.
“Blerja e një telefoni është një vendim shumë personal dhe individual, por shumë fëmijë fillojnë t’i kërkojnë (dhe t’i marrin) që në shkollën fillore. Ky lloj presioni nga bashkëmoshatarët e bën më të vështirë për prindërit që duan të vonojnë qasjen ndaj telefonit. Kur u dorëzoni fëmijëve celularët, po u jepni atyre mjete të fuqishme komunikimi dhe mediatike. Ata mund të krijojnë tekste, imazhe dhe video që mund të shpërndahen gjerësisht dhe të ngarkohen në faqet e internetit menjëherë. Prindërit me të vërtetë duhet të marrin parasysh nëse fëmijët e tyre janë të gatshëm të përdorin telefonat me përgjegjësi dhe respekt.”
Faktorët që duhen marrë në konsideratë janë:
A tregojnë fëmijët një ndjenjë përgjegjësie? Pra, ju bëjnë të ditur kur largohen nga shtëpia? A shfaqen në orarin që thonë se do të vijnë? A i ndjekin rregullat e familjes dhe shkollës?
1. A priren të humbin gjëra?
2. A e kanë të nevojshme një celular për kushte sigurie?
3. A mendoni se do ta përdorin celularin me përgjegjësi? Për shembull, a do të dërgonin mesazhe gjatë orës së mësimit?
4. A janë dakord që të ketë një orar të caktuar të përdorimit të celularit? A janë dakord që të bisedoni për aplikacionet që do të shkarkojnë?
5. A janë dakord që të mos e mbajnë telefonin në dhomën e gjumit, pasi shtrihen për të fjetur në mbrëmje?
6. A do ta përdorin për qëllime të vlefshme dhe jo për të ngacmuar të tjerët?
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...