Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi ka rrahur djalin e tij.
I dyshuari derisa ishte në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij, shkruan arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë në rrugën “Mark Malota” mbrëmë rreth orës 19:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht të birin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...