Shyamala Gopalan ishte një grua pioniere me ngjyrë në Amerikë, një shkencëtare dhe një aktiviste.
Ajo ishte edhe nëna e zv.Presidentes Kamala Harris dhe një ndër personat që ka pasur më së shumti ndikim te ajo, transmeton portali arbresh.info
Vetëm disa orë para inaugurimit të saj javën e kaluar, Kamala Harris bëri homazhe për gratë që e kishin ndihmuar atë në udhëtimin e saj, për t’u ngritur në një pozicion të lartë në qeverisjen ameriken.
Ajo fillimisht ka falenderuar nënën e saj, e cila për të ka qenë një inspirim shumë i madh.
“Kur ajo erdhi këtu nga India në 19 vjeçare, mbase ajo nuk e imagjinonte shumë këtë moment,” tha ajo. “Por, ajo besoi thellë në një Amerikë, ku një moment si ky është i mundur”.
Kamala Harris ka hyrë në historinë amerikane, pasi ajo është gruaja e parë dhe e para amerikane me ngjyrë që ka marrë pozitën e zv. Presidentes.
Por, historia e ngritjes së saj nuk mund të shkruhej nëse nuk do të ishte për një udhëtim të guximshëm që nëna e saj bëri në 1958 kur ajo udhëtoi në SHBA nga India për të ndjekur ëndrrat e saj.
Më e madhja nga katër fëmijët e një babai nëpunës civil dhe një nëne shtëpiake, zonja Gopalan dëshironte të studionte biokimi.
Megjithatë, shkencat e vështira nuk ishin në ofertë në Kolegjin Lady Irëin të Delhit, prandaj asaj iu desh të vendoste për një diplomë universitare në shkencën e shtëpisë, ku do të kishte studiuar lëndë si të ushqyerit dhe aftësitë e shtëpisë.
“Babai im dhe unë e ngacmonim atë për këtë”, tha vëllau i saj për BBC. “Ne bënim shaka me të. E pyesnim ‘a ju mësojnë në shkollë se ku duhet të vendosni lugën në tavolinë?’ dhe normalisht, ajo zemërohej shumë”, shtoi ai.
Prof R Rajaraman, profesor emitus i fizikës teorike në Universitetin Jaëaharlal Nehru të Delhit dhe një shok klase e Gopalan kur ishin adoleshentë, e përshkruan atë si “të pazakontë”.
Në klasën e tyre prej 40 studentësh, vajza dhe djem u ulën në anët e ndara të klasës dhe kishte pak ndërveprim midis gjinive, megjithatë ai kujton se ‘ajo nuk ishte aspak e ndrojtur për të folur me djemtë’.
“Ajo kishte besim të madh tek vetëvetja”, tha ai.
Dëshirën për shkollë nuk e ndali asnjëherë, prandaj ajo aplikoi, ku edhe u pranua në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.
Kur u regjistrua, ajo nuk i tregoi askujt, as vëllaut të saj.
“Babai nuk kishte asnjë problem me të shkuarën jashtë, por ai ishte i shqetësuar sepse ne nuk njihnim askënd në SHBA. Megjithatë, ai besoi në rëndësinë e arsimit, kështuqë ai e ka të shkonte atë”, tha vëllau i Kamala Harris.
Në moshën 19 vjeçare, nëna e Kamala Harris u largua nga India dhe vendosi për një jetë të re në SHBA.
Ajo periudhë në SHBA ishte interesante, pasi lëvizja për të drejtat civile ishin në kulmin e saj Berkeley ishte në qendër të protestave kundër diskriminimit racor. Si shumë studentë të tjerë të huaj, edhe Gopalan u bashkua me luftën për t’i bërë SHBA-në dhe botën një vend më të mirë.
Në 1962, ajo u takua me Donald Harris, i cili kishte ardhur nga Xhamajka për të studiuar ekonomi në Berkeley, dhe ata u dashuruan, transmeton portali arbresh.info
Çifti u takuan në një mbledhje të studentëve me ngjyrë, ku vetë nëna e Kamala Harris morri guximin që të prezentohej para babait të saj.
Ata u martuan në 1963 dhe një vit më vonë, në moshën 25 vjeç, Gopalan fitoi doktoraturën dhe lindi Kamala. Dy vjet më vonë erdhi Maya, fëmija i dytë i çiftit.
Kamala ishte 5 vjec kur prindërit e saj u divorcuan.
Vitin e kaluar, ndërsa pranonte nominimin e saj si nënkryetare, zonja Harris tha se jeta e nënës së saj si një prind i vetëm nuk ishte e lehtë dhe se ajo punoi gjatë gjithë ditës, duke bërë kërkime mbi sëmundjen e kancerit, ndërsa kujdesej për vajzat e saj.
Gopalan, e cila vdiq në shkurt të vitit 2009, 70 vjeç nga kanceri i zorrës së trashë, është e njohur në të gjithë botën për zbulime të rëndësishme në lidhje me rolin e hormoneve në kancerin e gjirit.
Kamala Harris ka shkruar për nënën e saj në librin e botuar në vitin 2019, me titullin “The Truths We Hold”./BBC/Arbresh.info/
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...