Një grua ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës pasi e njëjta nga pakujdesia ka goditur me veturë një vajzë të mitur.
Policia bënë të ditur se e mitura është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, shkruan arbresh.info.
Po ashtu bëhet e ditur se vajza e mitur është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa vozitësja e veturës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar vozitësja femër kosovare, pasi që e njëjta me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zabel i ulët, Gllogoc rreth orës 18:49./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...