Google ADS

U deklarua e vdekur nga Covid-19, gruaja kthehet në shtëpi 9 ditë pas funeralit

09:27 | 26 Janar 2021
Trina Galanxhi

Një grua 85 vjeçare nga Madridi ka habitur familjarët e saj, pasi fillimisht ajo u mendua se kishte vdekur nga koronavirusi.

Ajo u kthye në shtëpi nëntë ditë pas varrimit, duke lënë gojëhapur familjarët e saj, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Sipas Reuters, kishte një konfuzion për shkak të të cilit familja e Rodjelia Blanco u informua se ajo kishte vdekur nga koronavirusi, dhe për shkak të masave gjatë pandemisë së koronavirusit, ata nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në varrim.

Varianti i ri i koronavirusit, më vdekjeprurës

E tëra filloi kur ajo mori një rezultat pozitiv në testin e koronavirusit dhe u transferua me banorët e tjerë të infektuar të shtëpisë në një shtëpi tjetër e specializuar në trajtim.

I tërë konfuzioni u shkaktua nga gabimi i regjistrimeve, pasi ajo që kishte vdekur ishte shoqja e dhomës së saj.

“Kthimi i saj nga i vdekuri” tronditi gjithashtu burrin e saj Ramon, i cili jeton në të njëjtën shtëpi pleqsh.

“Nuk mund ta besoja. Unë mbajta zi për vdekjen e gruas time,” tha Ramon për mediat lokale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme