Aktorja e njohur, Keira Knightley, ka deklaruar se nuk do të shfaqet në skena të nxehta nëpër filmat që kanë si regjisor një mashkull.
Duke folur për podcastin Chanel Connections, aktorja tha: “Unë nuk kam një ndalim absolut për të filmuar skena lakuriq, por nuk do ta bëj nëse regjisor është një burrë”, transmeton portal arbresh.info
Tema se si trajtohen aktorët gjatë xhirimit të skenave seksuale është vënë në qendër të vëmendjes vitet e fundit, veçanërisht që nga lëvizja MeToo.
Shumë studio tani punësojnë koordinatorë të intimitetit për të mbikëqyrur skenat seksuale dhe për të siguruar që aktorët të ndihen rehat dhe të trajtohen me respekt gjatë xhirimeve.
Gjatë intervistës, Knightley gjithashtu tha se ndjehej fort se do të dëshironte të punonte me një regjisore femër nëse një film do të përqendrohej në përvojat e jetës femërore.
Ndër të tjera, ajo ka theksuar se nuk dëshiron që të bëhet pjesë e skenave ‘të djersitura dhe me plot gërvishtje’.
Knightley ka luajtur në filma duke përfshirë Bend It Like Beckham, Atonement dhe Pirates of the Caribbean. Vitin e kaluar, ajo u shfaq në Misbehavior, një komedi-dramë për lëvizjen çlirimtare të grave në Londrën e viteve 1970./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...