Juristi Mentor Beqiri ka thënë se nëse një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk respektohet, lë hapësirë që Prokurori i Shtetit të hapë rast për vepër penale.
Ky konstatim i tij vie pas zhvillimeve të fundit në raport me Komisionin Qendror Zgjedhor, ku akuzohej nga subjektet politike për moscertifikim të listave zgjedhore, njofton Klan Kosova.
”Pikat ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur për ish-deputetin Etem Arifi, ato pika tashmë krijojnë pasoja juridike edhe për të ardhmen, krijohet një praktikë gjyqësore që në të ardhmen personat në situatën e Etem Arifit nuk lejohet të kandidojnë për deputetë”.
”Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme të vitit 2017, në bazë të logjikës, as Etem Arifit nuk do duhej t’i merrej mandati. Ai aktgjykim ka thënë: personi që dënohet por nuk ka dënim plotësues ndaj tij, heqja e të drejtës për t’u zgjedhur, ai person mund të kandidojë për deputet”.
”Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e ka qartësuar edhe më shumë në mënyrë supreme. Janë dy lloje kriteresh ligjore tek deputetët që opinioni i gjerë me sa duket nuk po mund t’i kuptojë qartë. Kriteret para se të zgjedhet dikush deputet dhe kriteret për marrjen e një mandati të një deputeti aktual”.
”Kriteret për t’u zgjedhur si deputet, thotë se çdo person që është i dënuar në vitet e fundit për vepër penale, e ka të ndaluar kandidimin për deputet. Nga ana tjetër, deputeti për t’ju marrë mandati duhet të plotësohet kushti që ai duhet të jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë, me burgim efektiv një vit ose më shumë”.
”Etem Arifi i është marrë e drejta e mandatit të deputetit, sepse dënimi i tij ka qenë 15 muaj – e ka tejkaluar. Nesër një vendim nga PZAP besoj do jetë vendim konform Gjykatës Kushtetuese dhe atë do ta shohim nëse do të implementohet 100%”.
”Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të ndiqen dhe respektohen nga çdo institucion i Republikës së Kosovës. Nëse nuk respektohen dhe duhet respektuar atëherë Gjykata Kushtetuese mund të raportojë edhe tek Prokurori i Shtetit. Por nuk besoj se do vijmë në atë pikë”.
”Për implementimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mund të asistojë Prokurori i Shtetit gjithnjë pas raportimit të Gjykatës Kushtetuese se aktgjykimi i saj nuk është duke u përmbushur”.
”Në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese ceket një gjë e tillë, ku duhet të hetohet dhe të hapet rast nga Prokurori i Shtetit”.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut