Nëntë parti politike që kanë dorëzuar apelin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të martën kanë do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon nesër.
Ky proces për PZAP’në vjen pas moscertifikimit nga KQZ’ja të kandidatëve të nëntë subjekteve politike për zgjedhjet e shkurtit. Ky proces i parakohshëm zgjedhor vjen pas aktgjykimit të Kushtetueses për të cilin Albert Krasniqi nga Demokracia + ka thënë se është obligativ e duhet të respektohet nga të gjithë.
Sipas tij, nëse nuk respektohet, rasti mund të shkojë deri në Prokurorinë e Shtetit, shkruan eo, transmeton portali arbresh.info
Vendime po pret Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma dhe gjashtë subjekte të tjera që nuk iu certifikuan listat e kandidatëve të premten nga Komisioni Qendror Zgjedhor meqë kanë të përfshirë njerëz të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nga gjykatat.
Pas PZAP’së, derë tjetër për ankesa është Gjykata Supreme ndërkaq të gjitha këto procedura duhet të përmbyllën më së largu deri më 31 janar.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...