Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë vdekur në fatkeqësi natyrore të lidhura me ngjarje ekstreme të motit në 20 vitet e fundit, sipas një vlerësimi të ri të kërcënimit të drejtpërdrejtë që i paraqitet njerëzimit nga ndryshimi i klimës.
Barra e vdekshmërisë së katastrofave të lidhura me klimën, siç janë stuhitë, përmbytjet dhe valët e nxehtësisë, përballohet lehtë vetëm nga vendet në zhvillim, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info
Në fillim të samitit mbi klimën, të mbajtur praktikisht këtë vit për shkak të pandemisë, organizata gjermane “Germanëatch” llogariti se këto katastrofa i kanë kushtruar ekonomisë globale rreth 2.56 trilionë dollarë këtë shekull.
Raporti thekson se më shumë 11 mijë ngjarje janë regjistruar si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa rreth 480 mijë njerëz kanë humbur jetën.
Vendet më të goditura nga fatkeqësitë natyrore janë Porto Riko, Mianmar dhe Haiti.
Sipas Marrëveshjes për Klimen të nënshkruar në Paris, kombet më të pasura supozohet të japin 100 miliardë dollarë çdo vit për të ndihmuar shtetet e varfëra të zbusin ngritjen e temperaturës dhe të përshtaten me ndryshimin e klimës.
Megjithatë, studimi thekson se që sasia e vërtetë e fondeve në dispozicion për vendet në zhvillim për veprimin e klimës është jashtëzakonisht më e ulët, transmeton portali arbresh.info
Indeksi Global i Klimës i Germanëatch shqyrtoi ndikimin e dy dekadave të ngjarjeve ekstreme të motit, veçanërisht sezonit të stuhisë 2019, i cili prodhoi uragane dhe ciklone që shkatërruan pjesë të Karaibeve, Afrikës Lindore dhe Azisë Jugore.
Autori i studimit David Eckstein, tha se ‘vendet e varfëra janë më të prekshme në përballjen e sfidave që lidhen me ndryshimet ekstreme të motit’./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte