Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez ka pranuar t’i bashkohet Sevillas.
Gomez nesër do udhëtojë te klubi i ri, ku do kryejë testet mjekësore dhe do nënshkruajë kontratën, shkruan lajmi.net.
Lojtari në vitet e fundit ka qenë kapiten i shkëlqyer te Atalanta, por në kohën e fundit ka marrëdhënie jo të mirë me trajnerin Gasperini.
Shkaku i problemeve, Gomez nuk është ftuar fare në ndeshjet e fundit dhe i është bërë me dije që do largohet në janar.
Në garë për Gomezin ishte edhe Interi, mirëpo Atalanta preferon ta largojë jashtë Italisë dhe marrëveshja me Sevillan tashmë është arritur.
Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur, Di Marzio, që njoftoi se nesër do përfundohet transferimi.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...