Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjedh anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi

22:21 | 25 Janar 2021
Arbresh.info

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 61 vota “pro” dhe asnjë kundër e miratoi vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Debati i përgjithshëm plenar përfundoi dhjetë ditë më parë dhe kjo ishte pika e vetme e mbetur nga seanca e 31-të e Parlamentit, ndërsa lista e kandidatëve për anëtarë të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi u përcaktua në një seancë të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Për anëtarë të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi u propozuan Igor Jadrovski, jurist i diplomuar me provim të kaluar të jurisprudencës nga Shkupi, Neda Çallovska, juriste e diplomuar, Limko Bejzarovski politikolog dhe doktor i shkencave historike nga Plasnica, Irfan Deari, mjek specialist nga Bogovina, të cilët janë me mandat pesëvjeçar, ndërsa Kire Vasilev, politikolog nga Manastiri, Ismail Kamberi magjistër i shkencave juridike, dhe Vesna Bendevska, psikolog nga Manastiri, u propozuan me mandat trevjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme