Aktorja turke, Neslihan Atagul flet për gjendjen shëndetësore

21:41 | 25 Janar 2021
L G

Aktorja e famshme turke, Neslihan Atagul, u dërgua me urgjencë në spital javën e kaluar.

Kjo pasi kishte të bënte me humbjen në peshë, ndërkohë që mjekët e diagnostikuan me ‘sindromë të zorrës së rrjedhur’.

28 vjeçares iu desh të largohej nga seriali “Sefirin Kizi” për shkak të këtyre problemeve shëndetësore.

Neslihan në anën tjetër ka azhurnuar fansat për shëndetin e saj në një postim të ndarë në rrjete sociale.

“Përshëndetje për të gjithë. Së pari, faleminderit mijëra herë për mesazhet e juaja, qëllimet e mira, lutjet dhe të qenit me mua. Ju jeni aq të mirë saqë nuk më latë vetë. Shumë faleminderit”.

“Siç mund ta shihni, nuk jam keq, jam mirë. Përpiqem të jem mirë. Më duhej pak pushim. Kështu që do të pushojë edhe pak, por jam mirë. Trajtimi im vazhdon. Sa më shumë të pushoj, aq më mirë bëhem”, ka thënë ajo.

Por, çfarë është sindroma e zorrës së rrjedhur?
Sindroma e zorrëve të rrjedhura është një gjendje e tretjes që ndikon në rreshtimin e zorrëve. Në sindromën e zorrëve të rrjedhura, boshllëqet në muret e zorrëve lejojnë që bakteret dhe toksinat e tjera të kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Ekspertët ende nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton sindromën e zorrës së rrjedhur, sidoqoftë ekzistojnë faktorë të ndryshëm si: ushqimi i dobët, konsumimi i alkooli, çrregullimet auto imune, të tilla si lupus, diabeti, stresi etj.

Të ngjashme