Në një ceremoni ushtarake, në prezencën e autoriteteve civile dhe ushtarake, në bazën Camp dodge, të Johnston, të shtetit të Iowa-s, është realizuar ceremonia parazbarkuese e grupit të parë 734 Regional Support Group të Gardës Kombëtare të IOWA pjesë e të cilit do jenë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionet paqeruajtese ndërkombëtare.
Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë rasti ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku edhe prezantoi letrën e derguar nga KOMFSK Gjenerallejtenant Rahman Rama ku theksoi se partneriteti disavjeçar ka arritur pikën më të lartë të bashkëpunimit; si një mundësi unike e moment historik për FSK-në për të kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah Ushtrisë Amerikane.
SAi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve, që Ushtria Amerikane i ka dhënë FSK-së si dhe partneritetin strategjik.
Edhe Senatorja amerikane znj. Joni Ernst dhe Gjenerali Corell, komandant i Gardes Kombëtare të Iowa-s, e kanë cilësuar si një moment historik dhe kanë vlerësuar lart bashkëpunimin disavjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Artan Duraku Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa-s.
Republika e Kosovës, shpreh gatishmërinë më të lartë dhe njëkohësisht mbetet shumë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë që i është dhënë FSK-së për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua