Google ADS

Ukraina mbështet udhëheqësin e opozitës ruse, Alexei Navalny

18:36 | 25 Janar 2021
Arbresh.info

Ukraina ka shprehur mbështetje për kritikun e Kremlinit, opozitarin Alexei Navalny, i cili u kthye në Rusi më herët këtë muaj pasi u shërua nga një përpjekje e dyshuar për helmim nga agjencia ruse e spiunimit.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, në një intervistë për kanalin lokal 24 tha se “armiku i armikut tim është miku im”.

“Prandaj, nëse Navalny është armiku i (presidentin rus, Vladimir) Putin, atëherë ne mbështesim Navalny-n. gjithçka është shumë e thjeshtë”, shtoi Kuleba.

44-vjeçari Navalny, i cili mori trajtim në Gjermani pas dyshimit për helmim, u arrestua në kryeqytetin rus pas kthimit të tij më 17 janar. Autoritetet ruse thanë se ai ka shkelur kushtet e provës për një vepër të pastrimit të parave të vitit 2014, vepër të cilën Navalny thotë se është “motivuar politikisht”.

Më pas e 25 orë pas kthimit të tij, Gjykata e Moskës vendosi që Navalny të qëndrojë në paraburgim 30-ditor.

Ai tani është prapa hekurave në burgun famëkeq të Moskës “Matrosskaya Tishina”.

Marrëdhënie midis Ukrainës dhe Rusisë kanë mbetur të tensionuara që nga viti 2014 lidhur me statusin e rajoneve të Krimesë dhe Donbasit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme