Bilanci i COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 500 viktima brenda një dite

17:34 | 25 Janar 2021
Arbresh.info

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 592 viktima të reja me COVID-19, për dallim nga dita e diele kur kishe raportuar 610 viktima.

Vendi ka regjistruar 22,195 raste të reja, një rënie e lehtë nga një ditë më parë kur u regjistruan 30,004 raste pozitive, transmeton arbresh.info

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria do të shqyrtojë mundësinë e lirimit të disa masave kufizuese në Angli nga mesi i muajit shkurt, por shtoi se masa më të rrepta do të ndërmerreshin për udhëtarët.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 6,6 milionë banorë në Mbretërinë e Bashkuara janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i pesë ne botë për nga numri i viktimave dhe pritet që numri i viktimave të arrij deri në 100,000 gjatë kësaj jave.

Shkalla e viktimave është rritur me një mesatare më shumë se 1,000 cdo ditë, qe nga 13 janari, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme