Nuk është vetëm Messi në planet e PSG-së. Presidenti Al-Khelaifi po punon gjithashtu për një synim tjetër: Sergio Ramos.
Real Madridi nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje rinovimi me mbrojtësin qendror, i cili lirohet më 30 qershor.
Më parë, problemi lidhej ekskluzivisht me paratë, me një ofertë të konsideruar joadekuate për lojtarin. Më tej, distancat ekonomike dhe vendimi i klubit për të mos ndërmarrë hapa afrimi me kërkesat e kapitenit kanë gjeneruar edhe “nyje” të tjera.
Tensioni ka lindur midis Sergio Ramos dhe presidentit Florentino Perez, i cili e qorton kapitenin se nuk kupton momentin serioz të vështirësisë, të shkaktuar nga pandemia.
Një krizë marrëdhëniesh, që lejoi PSG të hyjë në negociata me Ramos dhe të fitojë një vend në radhë të parë. Sipas informacionit të mbledhur nga “Radio Onda Cero”, natën e kaluar, klubi francez i paraqiti një propozim faraonik prej afro 45 milionë euro neto deri në vitin 2024.
Pothuajse dyfishi i parave të vendosura në tavolinë nga Real Madridi. Sheiku nga Katari pret një përgjigje prej Sergio Ramos, pastaj do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Messi.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...