Google ADS

LDK dënohet për të tretën herë nga Inspeksioni në Prishtinë

13:35 | 25 Janar 2021
Arbresh.info

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, ka dënuar me dy mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.

Kjo është gjoba e tretë e shqiptuar nga Inspeksioni në Prishtinë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me gjoba për subjektet politike që shkelin masat antiCovid.

Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme