Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë drejtuar kritika të shumta kah partitë politike të cilat po mbajnë tubime publike në kohë pandemie pa i respektuar masat anti-COVID.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Gastronomët bëjnë thirrje që institucionet përgjegjëse të mos dënojnë më bizneset, kur vetë nuk i respektojnë masat.
“Ironia e gjithë kësaj situate të shkaktuar, shpaloset tash kur vjen në shprehje interesi i klasës tonë politike. Kjo klasë politike, tani na tregon që virusi mund të luftohet edhe ndryshe; me mbajtje të aktiviteteve publike, grumbullim deri në 30 persona në ambiente të mbyllura, 50 persona në ato të hapura (bile në disa raste shumë më shumë se kaq), dhe respektim aty këtu të mbajtjes së maskave dhe distancës. Mesa duket për fushata zgjedhore, vendimet mund të përshtaten e të dizajnohen sipas po këtij interesi!”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre është turp se çfarë shembulli po japin është për turp dhe gjobat duhet të falen dhe kompensohen pasi që thonë se qëllimi i tyre nuk është pasurimi i buxhetit, por luftimi i pandemisë.
Ky është postimi i plotë:
Që nga data 13 mars e deri sot, institucionet publike të vendit janë angazhuar duke marrur vendime për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19. Këto vendime përmbajnë jo vetëm kufizime të të drejtave themelore të njeriut, përkatësisht të lëvizjes së lirë, por shkaktojnë edhe kufizime sa i përket funksionimit të mirëfilltë të shumicës së sektorëve ekonomik, e sidomos gastronomisë.
Për këto vendime, pothuajse i gjithë sektori privat, me dëshirë dhe pa dëshirë, të shtyer nga gjendja e rëndë e shëndetit publik, është pajtuar dhe zotuar që për të njëjtin qëllim, të heqë dorë jo vetëm nga përfitimet e tij, por edhe është dashur të investojë në respektimin e denjë të këtyre vendimeve.
Ky kompromis ka shkuar edhe më larg se kaq, duke lënë të papunë shumë punëtorë, e që shumë nga ta janë kontribues të vetëm në familjet e tyre.
Ironia e gjithë kësaj situate të shkaktuar, shpaloset tash kur vjen në shprehje interesi i klasës tonë politike. Kjo klasë politike, tani na tregon që virusi mund të luftohet edhe ndryshe; me mbajtje të aktiviteteve publike, grumbullim deri në 30 persona në ambiente të mbyllura, 50 persona në ato të hapura (bile në disa raste shumë më shumë se kaq), dhe respektim aty këtu të mbajtjes së maskave dhe distancës. Mesa duket për fushata zgjedhore, vendimet mund të përshtaten e të dizajnohen sipas po këtij interesi!
TURP TË KENI ÇFARË SHEMBULLI JENI DUKE DHËNË!
MOS I DËNONI MË BIZNESET, KUR VETË NUK I RESPEKTONI MASAT!
GJOBAT DUHET TË FALEN DHE KOMPENSOHEN, SE QËLLIMI I TYRE NUK ËSHTË PASURIMI I BUXHETIT, POR LUFTIMI I PANDEMISË!
JO STANDARDE TË DYFISHTA, POR LIGJ DHE KUSHTETUTË TË BARABARTË PËR TË GJITHË!
(Në pamjet e mëposhtme, mund të shihni se çfarë vullneti kanë përfaqësuesit e vendit për përmirësimin e shëndetit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë!)
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta