Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se ka dënuar me 2 mijë euro Partinë Demokratike të Kosovës.
E gjithë kjo pasi të njejtit kanë mbajtur tubime elektorale me qytetarë të cilat janë të ndaluara me ligj në kohë pandemie, shkruan arbresh.info
“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka shkruar Tahiri.
Ndërsa pak minuta më parë ai kishte shkruar në Facebook se ata që kanë mbajtur tubime në Prishtinë do i marrin sot përgjigjet.
Fundjavë “e gjallë”, me plot tubime partiake, në stilin #skavirus #bravoLab.
Për n’Prishtinë, sot i marrin përgjigjet!
Ndryshe, javë ma parë kjo drejtori kishte gjobitur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për të njëjtat arsye./arbresh.info/
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...