Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers po shihet si pasues i Frank Lampard në stolin e Chelseat.
Lampard shihej si një trajner me të ardhme të madhe në Stamford Bridge, pasi kishte fituar çdo trofe si lojtar.
Megjithatë, viti i tij i dytë me Blutë ka shpërfaq mungesën e përvojës dhe kjo ka bërë që ekipi i tij të ketë mungesë rezultatesh.
Kjo ka bërë që karrigia e trajnerit anglez të lëkundet dhe tashmë shumë emra po përfolën si pasues të tij.
Sipas mediumit The Mirror, Chelsea po konsideron Rodgersin si një zëvendësues të mundshëm në stol për Lampardin, transmeton telegrafi.
Rodgers e ka drejtuar Leicester Cityn në vendin e tretë në Ligën Premier, ndërsa Blutë zënë vendin e nëntë aktualisht nën urdhrat e ish-mesfushorit të tyre.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...