Mosha 20 deri 30 vjeç mbushin buzët e mollëzat, mbi 30 vjeç preferojnë botox

17:11 | 24 Janar 2021
Arbresh.info

Mbushja e buzëve dhe mollëzave janë bërë trend kohen e fundit.

Duket se këto ndërhyrje po bëhen për të rritur vetëbesimin tek njerëzit.

Të paktën kështu thotë doktoresha, Njomza Jahja, në një intervistë për arbresh.info.

“Kërkesat për ndërhyrje estetike kohën e fundit janë shumë të mëdha, tu e pas parasysh që çdo ndryshim pozitiv në fytyrë të njeriut e bënë me u ndje më komod edhe ma pozitiv. Çdo ndryshim i mirë ndikon në vetëbesim të njeriut për shkak se i benë me u ndje më mirë edhe ma komod.”, tregon ajo.

Ajo thotë se, femrat prej moshës 20 deri 30 vjeç kanë kërkesa për buzë dhe mollëza.

Kurse moshat mbi 30 vjeç janë të interesuara më shumë për botox për mënjanimin e rrudhave.

“Kërkesat janë të ndryshme varet edhe nga mosha, tek mosha prej 20 deri 30 vjeç kërkesat janë për buzët dhe mollëzat. Kurse moshat mbi 30 vjeç janë të interesuara më shumë për botox për mënjanimin e rrudhave. Gjithmonë tentoj me qenë natyral, gjithmonë me bashkëpunim dhe duke e këshilluar vijmë në një përfundim të përbashkët që me qenë gjithmonë diçka sa më natyrale mos me dal nga vetja”, thotë ajo.

Sipas saj, kohëzgjatja është 6 muaj deri 1 vit, dhe këto ndërhyrje nuk paraqesin asnjë efekt anësor.

“Efekte anësore nuk ka, për shkak se këto si produkte janë të certifikuara dhe të licencuara pastaj filler është diçka organike që ne e kemi ne trup edhe për këtë arsye nuk mundet me sjell efekte anësore. Kohëzgjatja zakonisht është 6 muaj deri në 1 vit kur aplikohet herën e parë, në qoftë se e përsërit dy apo tre here ka me qëndruar deri në dy vite. Botox përdoret vetëm për eliminimin e rrudhave. Kurse filler përdoret për mbushës e shton volumin në pjesën ku e injektojmë”, pohoi ajo.

Përveç femrave, ajo tregon se interesim të madh ka edhe nga meshkujt për ndërhyrje estetike.

“Kemi kërkesa edhe nga meshkujt është dukshëm i madh interesimi por janë më te specifikuara kërkesat janë për rrudha për botox në ballë apo anash syve.”, ka thënë ajo. /A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme