Është kujdesur për të ardhmen e të miturve të burgosur duke i aftësuar në profile të ndryshme.
Sot, është një ditë me rëndësi për drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan, Arif Beqa.
Krahas shkollimit, Beqa do t’i ndajë certifikata që dëshmojnë aftësimin e tyre profesional në disa lëmi.
Portali arbresh.info ka përcjellur ceremoninë e ndarjes së certifikatave për këta të mitur.
Bëhet fjalë për certifikimin e pesë të miturve si instalues të ujit dhe kanalizimit, në ndërtimtari e profile tjera.
Niti (identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë) është certifikuar për ndërtimtari, dhe krahas kësaj ai po ndjekë klasën e dhjetë në drejtimin ngrohje instalues, dhe programe tjera avancimi brenda burgut.
Artani aktualisht është në klasën e 12’të dhe është certifikuar për instalime elektrike.
Në Shërbimin Korrektues funksionojnë qendrat për aftësim profesional të dënuarve, të cilat kanë hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e trajnimeve, si dhe për prodhim.
Stafi trajnues është i certifikuar nga Qendra e Aftësimit Profesional të Ministrisë së Punës.
Pas përfundimit të çdo trajnimi të dënuarit mund të certifikohen në teknologji të informacionit, instalues të ujit dhe kanalizimit, saldues, zdrukthëtari e ndërtimtari./A.Shkodra/arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...