Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në ditën ndërkombëtare të arsimit tha se Qeveria në mënyrë sistematike e shkatërron arsimin dhe se 20 mijë nxënës nuk e ndjekin mësimin për shkak se nuk kanë llaptopë.
“Dita ndërkombëtare e arsimit në shtetin tonë pritet me: 20 mijë fëmijë të cilët nuk ndjekin mësimin për shkak se nuk kanë kompjuterë, bojkot nga maturantët, “reforma nga Finlanda” të cilat nuk janë nga atje dhe që shtyhen me forcë pa konsensus; me përpjekje që të hiqet lënda e historisë si lëndë e posaçme; pa asnjë universitet i cili është në Listën e Shangait në 1.000 universitet më të mira dhe me arsim i cili është o politizuar në vend që të jetë i profesinalizuar”, tha Mickoski.
Sipas Mickoskit, të gjithë këtë e kanë premtuar por nuk e kanë realizuar.
“Me Qeveri të këtillë nuk ka të ardhme. Arsimi në mënyrë sistematike po shkatërrohet”, tha mes tjerash Mickoski./
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...