Lidhja Demokratike e Kosovës i ka quajtur linçime dhe shkelje të Kushtetutës, kërcënimet që i janë bërë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Përmes një konference për media, Ardita Dushi nga LDK, tha se nuk guxon të cënohet puna dhe liria e KQZ-së, shkruan arbresh.info.
“Dje është kërcënuar KQZ. Ky është institucion i pavarur, që nuk guxon të cenohet në punën e tij. Ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas Kushtetutës të sigurojnë funksionim të pavarur dhe kushtetues të këtij institucioni. Ku kërcënim është shkelje e Kushtetuese për dy arsye, e para është ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën e KQZ-së dhe e dyta është tentim për favorizim të një grupi politik”, tha ajo.
Dushi tha se këto linçime do të marrin fund pas 14 shkurtit.
“I garantojmë qytetarëve të Kosovës se këto kërcënime dhe fushatat të linçimeve publike do të marrin fund me 14 shkurt, kur sovrani me votën e lirë do të refuzoj praktika të tilla”, u shpreh Dushi./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?