Kryeministri britanik Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden, me ç’rast riafirmoi angazhimin për vlerat e përbashkëta për promovimin e të drejtave të njeriut dhe për mbrojtjen e demokracisë me aleancën e NATO-s.
“Kisha kënaqësinë të flas me presidentin Joe Biden këtë mbrëmje. Unë pres që të thellojmë aleancën e gjatë midis dy vendeve tona ndërsa ecim drejt një rikuperimi të fuqishëm dhe të qëndrueshëm nga COVID-19”, u shpreh Johnson në Twitter.
Zyra e kryeministrit tha se Johnson përgëzoi Biden-in për inaugurimin e tij, duke shtuar se të dy udhëheqësit presin me padurim “thellimin e aleancës së ngushtë” midis vendeve të tyre.
Johnson mirëpriti vendimin e Biden-it për kthimin në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, thuhet më tej.
Ata diskutuan gjithashtu rreth përfitimeve të marrëveshjes së mundshme të tregtisë së lirë midis dy vendeve.
Biden u betua zyrtarisht të mërkurën si presidenti i 46-të i SHBA-së, së bashku me Kamala Harris si nënpresidente./AA/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...