Ka një numër të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që nuk janë ri-çertifiku për përdorim të armës zyrtare Glock dhe MP5.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të portalit arbresh.info brenda policisë.
“Ka kohë që nuk jemi riçertifikuar”, ka thënë për arbresh.info ky burim.
Prolongimin e ka pranuar edhe Policia e Kosovës.
“Për shkak të situatës së krijuar me Pandemin COVID 19, Divizioni i Trajnimeve në vitin 2020 bazuar në vendimet shtetërore dhe situatës nga pandemia, disa trajnime/ri certifikime apo aktiviteteve edukativo-mësimore janë prolonguar sipas situatës”, kanë thënë në Zyrën për Informim të Policisë së Kosovës për arbresh.info.
Pas përfundimit të procesit të rekrutimit si dhe selektimit të kandidateve adekuat, secili kandidat duhet te kryeje Programin Themelor për Polic, programin në të cilin janë të përfshira bazat e detyrave policore.
“Sa i përket pjesës se trajnimeve me armë të zjarrit në Policin e Kosovës, ju njoftojmë se në kuadër të trajnimit të lartë të përmendur, në brendinë e tij përmban modulin e armëve të zjarrit dhe që do të thotë se të gjithë policët e rinj që kanë filluar detyrën, kanë të përfunduar modulin e armëve të zjarrit dhe janë të certifikuar për përdorimin e armës se zjarrit”, kanë deklaruar më tej në polici.
Moduli i armëve të zjarrit është njeri prej moduleve të rëndësisë së veçantë në trajnimin themelor, me dështimin e përfundimit të këtij moduli rrjedhimisht kadeti nuk certifikohet, humbë komplet trajnimin dhe largohet nga vijimi i mëtutjeshëm i trajnimit.
Pas përfundimit të trajnimit bazik policët në detyrë në periudha të përcaktuara kohore i nënshtrohen trajnimit të ricertifikimit.
Ricertifikimi, si trajnim, përmban pjesë praktike të armeve të zjarrit, pjesën praktike të taktikave mbrojtëse dhe pjesës teorike të rregullave ose ligjeve që kanë ndryshuar kohën e fundit.
Nëse zyrtari policore dështon në testet/ri-testet e parapara në trajnimin e ricertifikimit ai/ajo do t’i nënshtrohet procedurave të brendshme administrative./E.H/arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...