Google ADS

Shpëtohet minatori që ishte bllokuar 600 metra nën tokë

08:37 | 24 Janar 2021
Trina Galanxhi

Ekipet e shpëtimit në Kinë ia kanë dalur që të shpëtojnë të mbijetuarin e parë prej një grupi minatorësh që ishin bllokuar 600 metra nën tokë për dy javë, shkruajnë mediat shtëtërore kineze.

Ata u bllokuan gjatë një shpërthimi që mbylli tunelin hyrës në minierën e arit Hushan në provincën Shandong më 10 janar, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

11 minatorë fillimisht i mbijetuan shembjes, ndërsa njëri më vonë humbi jetën.

Shkaku i shpërthimit që vulosi hyrjen e minierës ende nuk dihet.

Minatori që u shpëtua ishtë ‘jashtëzakonisht i dobët’, shkruajnë mediat kineze.

Atij iu lidhën sytë për ta mbrojtur nga drita dhe menjëherë është dërguar në spital për mjekim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme