Adele arrin marrëveshjen për divorc me ish-burrin e saj

01:05 | 24 Janar 2021
Trina Galanxhi

Gjykata e Los Anxhelos ka treguar se këngëtarja, 32 vjeç, paraqiti një paketë gjykimi në fillim të këtij muaji.

Çifti zyrtarisht do të divorcohet pasi një gjyqtar të nënshkruajë marrëveshjen, transmeton portal arbresh.info

Asnjë detaj rreth divorcit nuk është bërë publik, por të dhënat thonë se pasuria dhe pronat po vendosen përmes ndërmjetësimit.

Nga martesa, Adele ka një djalë.

Çifti filluan lidhjet në 2011 dhe e mirëpritën djalin e tyre Angelo në 2012.

Ata e mbajtën marrëdhënien e tyre sekret, deri në kohën kur Adele fitoi Grammy 2017 dhe ish-burri i saj ishte prezent.

Këngëtarja përmendi ndryshime të papajtueshme kur ajo bëri kërkesë për divorc në shtator të atij viti, me të dy palët duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre.

Adele aktualisht është duke punuar në një album të ri, i cili pritet të dalë këtë vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme