Vajza e Donald Trump, Ivanka, u zhvendos me burrin e saj Jared Kushner në Florida, në një nga ndërtesat më luksoze në Miami.
Çifti, së bashku me tre fëmijët e tyre, do të jetojnë në një ishull privat të quajtur “Creek Island”, ku ata shpenzuan rreth 70 milion euro për të blerë tokën, transmeton portali arbresh.info
Çmimi i vetë vilës nuk dihet ende, por marrja me qira e pasurive të patundshme në këtë zonë kushton disa dhjetëra mijëra dollarë në muaj, raporton CNN.
Nga ana tjetër, Donald dhe Melania Trump u zhvendosën gjithashtu në Florida, në vendpushimin e tyre që njihet si Mar-a-Lago.
Ivanka dhe Jared nënshkruan një marrëveshje qiraje me një nga ndërtesat më të bukura në Florida, e quajtur “Arte”./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?