Google ADS

U vaksinua jashtë radhe, dorëhiqet gjenerali i ushtrisë në Spanjë

23:00 | 23 Janar 2021
A. B.

Një gjeneral në Spanjë dha dorëheqjen të shtunën, pas akuzave të ngritur në media se ai kishte marrë vaksinën kundër koronavirusit përpara grupeve prioritare, duke shkaktuar zemërimin e publikut.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles i kishte kërkuar gjeneral Miguel Angel Villaroya, shefi i shtabit të mbrojtjes, shpjegime pas lajmeve se ai kishte marrë vaksinën jashtë radhe.

Më pas në një deklaratë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes nënvizoi se gjenerali nuk kishte asnjëherë si synim të përfitonte nga pozicioni i lartë, duke dëmtuar në këtë mënyrë imazhin e Forcave të Armatosura.

Të ngjashme