VV dërgon ankesë në PZAP: Ne jemi të bindur në të drejtat tona

22:26 | 23 Janar 2021
A. B.

Deri më tani nëntë subjekte politike janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si pasojë e mos certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

E fundit që ka dërguar ankesë është Lëvizja Vetëvendosje, shkruan portali arbresh.info

Në postimin që e kanë bërë Lëvizja Vetëvendosje shkruajnë që janë të bindur në të drejtat e tyre.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti.
Ndryshe, afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP. /arbresh.info/

Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, 23 January 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme